Foto: ZKM

Avdullah Hoti: Sot ishte vetëm fillimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar rreth vendimeve të sotme të Qeverisë Kurti pjesë e të cilës është edhe ai.

Lidhur me vendimet për shkarkime të marra sot nga Qeveria Kurti, Hoti ka thënë se ky është vetëm fillimi.

Ai ka premtuar se vendime të ngjashme do të merren në ditët në vijim edhe në ndërmarrjet e tjera.

Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti ka marrë sot vendim ta shkarkojë bordin e drejtorëve të Telekomit të Kosovës.

Ky është postimi i Avdullah Hotit:

Sot ishte vetem fillimi. Sot Qeveria ka shkarkuar Bordin e Telekomit. Ne ditet ne vijim do te analizojme raportet e auditimit dhe performances te te gjitha ndermarrjeve publike dhe do te marrim vendimet meritore lidhur me bordet e tyre. Duhet te shpetojme nga falimentimi keto nderrmarrje.