Avdullah Hoti reagon pas deklaratave të Ramush Haradinajt për dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se po ushtron “autorizimet kushtetuese duke e koordinuar agjendën e shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën”.

Kjo deklarata vije pasi partneri i tij i koalicionit Ramush Haradinaj kritikoi qasjen e Hotit për dialogun me Serbinë e që sipas tij, LDK po tenton ta ‘përvetësojë’ agjendën duke mënjanuar AAK-në.

“Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje. Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq”, tha ai.

“Kosova ka një Kryeministër që po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime, por duke e koordinuar agjendën e shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën, si dhe duke e mbajtur plotësisht të informuar publikun e gjerë”, ka shkruar kreu i ekzekutivit në rrjetin social “Facebook”.

Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës ka deklaruar se nuk është informuar paraprakisht as për emërimin e Skender Hysenit si koordinator shtetëror për dialog.

Ai paralajmëroi se me këtë qasje të Hotit për dialogun me Serbinë nuk mund të vazhdojnë.

Haradinaj: Nuk ishim në dijeni për emërimin e Skender Hysenit, qasja e Hotit nuk mund të vazhdoj