Avdullah Hoti nis punën si kryeminisër duke u ikur pyetjeve të gazetarëve
Kryeministri i sapo zgjedhur i Kosovës, Avdullah Hoti, në deklaratën e tij pas zgjedhjes në këtë pozitë, nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët.
Hoti është pyetur nga gazetarët në lidhje me marrëveshjen me Listën Serbe, por i njëjti nuk ka pranuar të përgjigjet duke u larguar.
“Jam i vetëdijshëm për sfidat që i kemi si Qeveri, si shtet. Unë jam i bindur që me koalicionin që kemi ndërtuar dhe me gjuhën e komunikimit dhe bashkëpunimit që do ta kemi me opozitën duke i bërë pjesë të gjitha proceseve pa përjashtim, do t’i dalim Zot këtij vendi”, tha Hoti në deklarimin e tij pas zgjedhjes.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot qeverinë e re të vendit të koalicionit LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe, të drejtuar nga Avdullah Hoti.
Për qeverinë e re kanë votuar 61 deputetë, 24 ishin kundër dhe 1 abstenoi. Në votim morën pjesë 86 deputetë.
Qeveria e Avdullah Hotit ka këtë përbërje:
Avdullah Hoti – Kryeminstër i Kosovës
Besnik Tahiri – Zëvendëskryeminstër i parë
Driton Selmanaj – Zëvendëskryeminstër
Albulena Balaj Halimi – Zëvëndëskryeminstre
Goran Rakiq – Zëvendëskryeminsitër dhe Ministër i Pushtetit Lokal
Hykmete Bajrami – Ministre e Financave
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Vlora Dumoshi -Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme
Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës
Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë
Selim Selimi – Minisitër i Drejtësisë
Blerim Kuqi – Minisitër i Ekonomisë dhe Ambientit
Meliza Haradinaj Stublla – Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Ramë Likaj – Minisitër i Arsimit dhe Shkencës
Skender Reçica – Minsitër i Punës dhe Mirëqeniës Sociale
Vesel Krasniqi – Ministër i Tregtisë dhe Industrisë
Dalibor Jevtiq – Ministër për Kthim dhe Komunitete
Enes Kervan – Ministër i Zhvillimit Rajonal