Avdullah Hoti - Foto: ZKM

Avdullah Hoti nesër takohet me Isa Mustafën, Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se nesër bashkë me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, do të takohet me partnerët e koalicionit, për të diskutuar për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Hoti ka njoftuar se do të diskutohet edhe për takimin në Washington me palën serbe.

“Në orën 15 takohem me z.Mustafa, z.Haradinaj dhe z.Limaj për t’i informuar për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Ëashingtonit, si dhe për çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicionit’, ka shkruar Hoti në ‘Facebook’.

Kryeministri Hoti gjithashtu ka bërë të ditur se nesër takohet me kryetarët e komunave dhe ministrat përkatës, për të diskutuar me ta për fillimin e mësimit, mbështetjen e komunave nga Qeveria për menaxhimin e pandemisë dhe për analizimin e efektit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19.