Qeveria Hoti

Avdullah Hoti nesër raporton në Kuvend për menaxhimin e pandemisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani bëri të ditur se nesër në orën 12:30, kryeminstri Avdullah Hoti do të raportojë në Kuvend lidhur me menaxhimin e pandemisë.

“Nesër siç e dini është ftuar seanca plenare me një pikë të vetme të rendit të ditës. Kryeministri është dakorduar që të raportojë lidhur me menaxhimin e pandemisë”, tha Osmani sot në seancën e legjilslativit.

Osmani rekomandoi deputetët që kjo temë të trajtohet nesër në seancë.

“Këtë temë e kemi nesër në 12:30. E kemi ndryshuar orarin me qëllim që kryeministri të jetë prezent në video-samitin e organizuar”, tha kryeparlamentarja.