Adullah Hoti

Avdullah Hoti: Më përpara prishet Qeveria se miqësia me ShBA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria duhet të mblidhet për të hequr tarifën në mënyrë që të mos cenohen marrëdhëniet me ShBA-në.

Sipas tij, “më përpara prishet Qeveria, se miqësia me ShBA”.

“Nuk mund te mbesim peng të një vendimi qe ka qenë i domosdoshëm, por tash po e dëmton Kosovën. Miqësia e përhershme me SHBA nuk cenohet. Ne e garantojmë ketë miqësi”, ka shkruar Hoti në rrjetin social ‘Facebook’.

Zëvendëskryeministri ka thënë se nuk është interes i qytetareve të Kosovës që të prishet kjo miqësi, “që solli paqen në Ballkan dhe lirinë e pavarësinë për shqiptarët”.

“Nëse dëmtohet miqësia me ShBA, atëherë dëmtohet shtetësia e Kosovës, te cilën gjë nuk lejojmë te ndodhe. Prandaj, me përpara prishet Qeveria, se miqësia me SHBA”, ka shkruar më tej ai.

Pas deklaratave të senatorit Perdue për largimin e tarifës ose tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë qëndrimi i kësaj partie është heqja pa kushte e tarifës, ndryshe nga kryeministri i cili po insiston me zëvendësimin e tarifës me reciprocitet.

Ndërkaq, minuta më parë, kryeministri Albin Kurti në një përgjigje për KALLXO.com tha se me LDK-në nuk kanë dallime por “diferenca”.

Kurti: Trupat amerikane nuk tërhiqen, taksa zëvendësohet me reciprocitet