Avdullah Hoti jep sinjale pozitive për koalicionin me Vetëvendosjen

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka dhënë sinjale pozitive në lidhje me koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

Hoti ka shkruar se ka ‘lëvizje’ në arritjen e marrëveshjes.

“Kemi lëvizje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të dy partive. Nesër takohemi prapë”, ka shkruar shkurtimisht Hoti.

Sot gjatë ditës Isa Mustafa dhe Albin Kurti mbajtën një takim disaorësh, për të arritur marrëveshjen për koalicion qeverisës, por në fund u tha se nuk ka kurrfarë marrëveshje, ndërsa takimi vazhdon ditën e nesërme.

 

VV ia jep Thaçit emrin për Kryeministër ‘ditëve në vijim’ (VIDEO)

Kurse Lëvizja Vetëvendosje, mëngjesin e sotëm e mbajti mbledhjen e kryesisë, ku vendosën që ditëve në vijim t’ia dërojnë shkresën presidentit të vendit, Hashim Thaçit, për mandatarin për kryeministër.

VV ia jep Thaçit emrin për Kryeministër ‘ditëve në vijim’ (VIDEO)