Foto: ZKM

Avdullah Hoti i uron shërim Albin Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook i ka uruar paraardhësit të tij, Albin Kurti, shërim të shpejtë nga virusi COVID-19.

Sot në mëngjes, Kurti bëri të ditur se ka rezultuar pozitiv pas disa simptomave të shfaqura ditëve të fundit.

“Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dëshiroj që ta kaloj sa më lehtë gjendjen shëndetësore me COVID-19. Zotit  Kurti dhe të gjithë të prekurve tjerë i uroj që sa më lehtë t’i përballojnë simptomat dhe t’i kthehen angazhimeve të përditshme”, ka shkruar Avdullah Hoti.

Albin Kurti rezulton pozitiv me COVID-19