Avdullah Hoti i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit: As ajo nuk ka përvojë në udhëheqjen e Kuvendit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani rreth deklaratave se ai nuk ka përvojë të udhëheqë me dialogun.

Hoti tha se as kryeparlamentarja nuk ka përvojë në udhëheqjen e Kuvendit.

“Përgjigjja ime është kjo: Kryetarja e Kuvendit nuk ka përvojë në udhheqjen e Kuvendit, është detyra e saj e parë në krye të Kuvendit edhe është mandati im i parë-vetëm i pari në krye të qeverisë. Të koncentrohemi të gjithë në kryerjen e detyrave kushtetuese që i kemi secili në krye të institucioneve që jemi”, tha ai.

Osmani një ditë më parë kishte deklaruar se Hoti nuk është transparent me Kuvendit sa i përket procesit të dialogut me Serbinë.