Foto: ZKM

Avdullah Hoti flet rreth takimit të sotëm virtual me presidentin serb

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, në konferencën e mbajtur para mediave ka folur rreth takimit të sotëm me presidentin serb, me çka rifilloi dialogu Kosovë- Serbi.

“Ky takim ka ndodhur pas Samitit të Parisit, dua të falenderoj presidentin Macron dhe kancelaren Merkel për gatishmërinë e tyre që të ndërmjetsojnë që dialogu të fillojë pas një periudhe të gjatë”, ka thënë Hoti.

Ai tutje ka shtuar se qëndrojnë si qeveri mbrapa asaj që dialogu nuk ka alternativë dhe se vetëm përmes tij mund të zgjidhen çështjet me Serbinë.

“Në të gjitha takimet e deritanishme kam prezantuar në emër të Qeverisë platformën e Kosovës për procesin e dialogut. Ne në këtë proces hymë me qëllimin e vetëm për njohje reciproke dhe normalizim i marrëdhënieve në mes dy vendeve”, ka thënë Hoti.

Ai tutje ka bërë të ditur se kur pritet të mbahet takimi i radhës.

Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media

Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media

Publiée par Kallxo.com sur Dimanche 12 juillet 2020

“Sot jemi dakorduar që të kemi takimin e radhës në Bruksel të enjtën që vjen që është takimi i parë pas 20 muajve”, ka thënë Hoti.

Me një video-konferencë që u zhvillua sot, nën organizim të Bashkimit Evropian, rifilloi dialogu në nivelin e lartë mes Kosovës dhe Serbisë.

Rinis dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: Marrëveshja është thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit