Avdullah Hoti flet për Qeverinë dhe rrezikun nga coronavirusi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar përsëri për situatën në vend.

Hoti ka shkruar se qeveria me LDK-në brenda do të jetë në krye për t’u përballur me pandeminë COVID-19 dhe se sipas tij, asnjë detyrë shtetërore-institucionale nuk do të ndikohet nga zhvillimet politike.

Hoti ka thënë se qytetarët duhet të respektojnë udhëzimet shëndetësore sepse sipas tij njëjtë sikur mesazhi Merkel e Trump për situatë alarmante ka qenë edhe mesazhi i Agim Veliut.

“Në këtë situatë, kur kemi drojë për shëndetin e familjarëve, miqve dhe gjithë të tjerëve, e kalojmë me solidaritet dhe lutje tek Zoti. Nuk dua t’iu ngarkoj me zhvillimet politike. Por, ju garantoj se kjo qeveri me LDK-në brenda saj, për aq kohë sa do të zgjasë, do jetë në krye të detyrës për tu përballur me situatën. Asnjë detyrë shtetërore-institucionale nuk do të ndikohet nga zhvillimet politike. Liderët botërorë, si Merkel e Trump, kanë dhënë mesazhe alarmante, jo për panik, por për vetëdijesim, duke ju treguar qytetarëve të vërtetën për rrezikun që ata të respektojnë udhëzimet shëndetësore. Ky ka qenë qëllimi i mesazheve të secilit nga ne, edhe i z.Veliu. Ky është edhe mesazhi im sot – gjendja MUND të bëhet alarmante”, ka shkruar Hoti.

Hoti në fund ka thënë se do të jenë në kontakt se secilën familje, ndërsa u ka rekomanduar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.