Avdullah Hoti - LDK

Avdullah Hoti: Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit

I mandatuari për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas publikimit të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentit Thaçi.

Hoti ka shkruar se si mandatar për kryeministër e mirëpret vendimin e Kushtetueses, ndërsa ka shtuar se është koha që të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve.

“Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët.Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike’, ka shkruar Hoti në ‘Facebook’.

Sipas aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të presidentit Thaçi në të gjitha çështjet e ngritura nga Lëvizja Vetëvendosje.