Flamuri ne gjysme shtize ne ndertesten e AKI-se

Avdullah Hoti e ka gjetur emrin e shefit të AKI-së, po e pret Vjosa Osmanin

Kryeministri në detyrë duket se ka gjetur personin që pritet të drejtojë Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.

Këtë e ka konfirmuar në “Kallxo Pernime” ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi.

“Nuk e zgjedhim ne shefin e AKI-së. Ai emërohet nga kryeministri dhe Presidenca në bashkëpunim.. Me aq sa di unë, kryeministri e ka dorëzuar një emër në Presidencë. Nuk e di kush është ai emër. Tash pritet përgjigjja e Presidencës për këtë çështje”, tha Gashi.

Ai ka folur për shkarkimet e pozitave të larta që janë bërë nga kryeministri Hoti. “Nuk mundesh me qëndru në krye të një institucioni nëse nuk e ke besimin e kryeministrit”, tha Gashi.

Para pak javësh, kryeminstri në detyrë, Avdullah Hoti i kishte kërkuar, tashmë ish-shefit të AKI-së, Kreshnik Gashit që të japë dorëheqje.