Avdullah Hoti - LDK

Avdullah Hoti deshifron deklarimet e Grenellit

Ish-zëvendëskryeministri i parë i Kosovës në qeverinë Kurti, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK është vonuar për të vepruar në rrëzimin e qeverisë Kurti.

Të mërkurën, më 25 mars, qeveria e Kosovës u rrëzua nga një mocion mosbesimi nga LDK, partner në qeverisje i Lëvizjes Vetëvendosje.

Hoti ka dëshifruar edhe dekarimet e Richard Grenell, emisar special për dialogun kosovë-Serbi nga ShBA.

“Mesazhet kryesore nga Emisari Special për Kosove qe i rrezojnë konspiracionet e marra qe kane qarkulluar tash e sa kohe: Jo shkembim te territoreve.  Heqje e menjëhershme e taksës.  Projekte ekonomike qe sigurojnë prosperitet për gjithë rajonin.  BE dhe SHBA janë bashke ne këtë qasje”, ka thënë Avdullah Hoti.

“Si LDK u vonuam ne veprime ndaj kësaj Qeverie para se te bllokoheshin fondet e MCC-se dhe te acaroheshin raportet e Qeverise se Kosovës me SHBA. Qeverinë e re e presin vendime te shpejta, te qarta, qe ri-vendosin partneritetin tone me SHBA dhe BE”, ka deklaruar ai.

Sot Grenell deklaroi se ShBA nuk e sheh si opsion shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshje ndërmjet dy vendeve.

Grenell: Nuk e shoh si opsion shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi

www.kallxo.com