Avdullah Hoti: Albin Kurti e shkarkoi veten

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit Albin Kurti, i cili e ka shkarkuar ministrin e Brendshëm, Agim Veliun.

Hoti ka shkruar në ‘Facebook’ se vendimi i Kurtit tregon mungesë totale të përgjegjësisë institucionale dhe ndjeshmërisë ndaj situatës të cilën po e kalon Kosova si shoqëri.

“LDK-ja funksionin ndryshe, si në parti ashtu edhe në institucione. Zyrtarët e saj shfaqin lirshëm mendimin e tyre mospajtues me udhëheqësin, por ata në të njëjtën kohë janë të përgjegjshëm ndaj detyrave që kanë”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka shkruar se ‘sot Kurti nuk e ka shkarkuar Veliun, por veten e tij, duke ikur kështu nga përgjegjësitë shtetërore ndaj qytetarëve në një moment të vështirë për të gjithë’.