Avansimet në Postë, hapet konkurs për katër pozita

Prej kohës, Ndërmarrja Publike “Posta e Kosovës” përballet me telashe financiare. Madje, punëtorët nuk arrin t’i marrin pagat me kohë.

Por, kjo nuk ka penguar që kjo ndërmarrje të hapë një konkurs punësimi të ri të brendshëm.

“Posta e Kosovës” ka hapë konkurs për katër pozita. Koordinator për paga dhe benifite, zyrtarë të KnK-së, vozitës për kryeshefin ekzekutiv dhe për pozitën kontrolla e brendshme.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe kryeshefi i “Postës së Kosovës”, Xhevdet Smakiqi.

“I brendshëm është, janë pozita vakante dhe është sipas rregulloreve”, ka thënë Smakiqi.

“Posta e Kosovës” në kohë fushate, para zgjedhjeve të 14 shkurti, kishte hapë një konkurs për 35 pozita.

Në kohë fushate Posta e Kosovës hap konkurs për 35 pozita