AUV urdhëron tërheqjen e të gjitha produkteve KINDER nga tregu

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar se është urdhëruar tërheqja e tërësishme e produkteve KINDER nga prodhuesi Ferrero pas dyshimeve për kontaminim të mundshëm me bakterin salmonella.

“Për të hequr dyshimet për të gjitha lotet e ndryshme të cilat mund të jenë prezentë në tregun e brendshëm, AUV pas marrjes se njoftimit sot ne mesditë nga RASFF vendos tërheqjen e tërësishme të produkteve  KINDER”, thuhet në njoftim.

AUV ka bërë të ditur se pasi të verifikohen të gjitha sasitë e mbledhura do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm.

Sot në mëngjes ishte urdhëruar tërheqja e disa produkteve të KINDER nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Komunikata e plotë:

Sot pas marrjes se lajmërimit nga RASFF sistemi për dyshim në konatminim të mundshëm me bakterien salmonella të produkteve Kinder të prodhuesi Ferrero,  Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga distribuomi dhe shitja nga distributori ELKOS në tërë Republikën e Kosovës.. Në të njëjtën kohë të gjithë konsumatorët qe kanë blerë ketë lloje të produkteve t’i kthejnë në pikat blerëse dhe mos ti konsumojnë ato.

Për të hequr dyshimet për të gjitha lotet e ndryshme të cilat mund të jenë prezentë në tregun e brendshëm, AUV pas marrjes se njoftimit sot ne mesditë nga RASFF vendos tërheqjen e tërësishme të produkteve  KINDER. Pasi qe të verifikohen të gjitha sasitë e mbledhura sipas lotëve të prodhimit dhe datave të skadncës , do të vendosët për hapat e mëtutjeshëm. Gjatë gjithë kohës konsumatorët do ti mbajmë të informuar për secilin ndryshim të mundshëm.