AUV, për një muaj, ka ndarë 385 gjoba për mosrespektuesit e rregullave anti-COVID

‘Vendosja e maskave, mbajtja e distancës’ janë dy nga masat kryesore për parandalim të përhapjes së pandemisë COVID-19. Ata që nuk i respektuan këto masa u ndëshkuan nga organet kompetente.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në kuadër të përgjegjësive ligjore përmes Inspektoratit Sanitar, ka marrë masat e nevojshme për personat të cilët nuk kanë respektuar masat anti-COVID.

“Nga fillimi i vitit 2021 deri me datë 04.02.2021, janë shqiptuar gjithsej 158 gjoba për persona fizik dhe 227 gjoba për persona juridik. Në mesin e gjobave ka të ndëshkuar për arsyeje të mbajtjes së organizimeve të ndryshme në kundërshtim me ligjin dhe masat e vendosura me vendim të qeverisë”, thuhet në përgjigjen e AUV dhënë për KALLXO.com.

Për të mbikëqyrur zbatimin e masave COVID-19, AUV ka mbajtura takim edhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Masat anti-COVID nuk janë respektuar as nga partitë politike në vend në këtë kohë të fushatës zgjedhore.

Kujtojmë se Kosova do të votojë të dielën e 14 shkurtit.