GETTY IMAGES

AUV ndalon importin e shpezëve të gjalla nga zona e prekur me gripin e shpezëve në Shqipëri

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka ndaluar importin e shpezëve të gjalla nga zonat e prekura me sëmundjen e gripit të shpezëve në Shqipëri

Ky vendim, sipas AUV, është marrë duke u bazuar në raportin e OIE ( Organizata Ndërkombëtare për Epizooti ) për lajmërimin e paraqitjes se sëmundjes Gripi i Shpezëve-Avian Influenza tipi H5N8 në zonën e Durrësit në Shqipëri. 

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot me datë 21.03.2022 nxjerrë “Vendim’’ me nr.03/205/22, Për masat e ndalesës se importit të shpezëve të gjalla nga zona qe është konfirmuar prezenca e sëmundjes. Vendimi është nxjerrë bazuar në Ligjin  Nr. 2004/21 për Veterinarinë dhe udhëzimin administrativ Nr. 2005/24 për Luftimin e Sëmundjes Zoonotike të Shpezëve” Gripi i Shpezëve””, thuhet në përgjigjen e Agjencisë.

Sipas AUV, ata janë në kontakte të vazhdueshme me Autoritetin e Veterinarisë së Shqipërisë, për shkëmbim informatash lidhur incidencën e mundësisë se përhapjes se sëmundjes.

“Si autoritet me i lartë i veterinarisë në Republikën e Kosovës, me të gjitha kapacitete jemi të angazhuar për ndërmarrjen e veprimeve parandaluese të përhapjes se sëmundjes në vendin tonë”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë. 

AUV më tej ka thënë për KALLXO.com se kontrolli veterinarë kufitar është ngritur në nivel maksimal të mbikëqyrjes së importit të ngarkesave me shpezë.

Në dy ditët e fundit ëshhtë raportuar se kanë ngurdhur rreth 300 mijë pula në Shqipëri.