AUV: Kiflet e shpërndara në shkollën 'Dardania' ishin me datë të shtypur gabim

Një javë pasi që inspektorët sanitar kishin filluar hetimet për kiflet që janë shpërndarë me datë skadence të muajit shtator në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka vërtetuar se këto kifle nuk ishin me afat të skaduar dhe se ka qenë një gabim teknik nga ana e kompanisë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Lamir Thaçi zyrtar për informim në këtë Agjencion.

“Pas hulumtimit të plotë, gjurëmueshmëerisë së rastit të raportuar për kifle me afat të skaduar -Inspektorati Sanitar i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë ka vërtetuar se afati i skadimit shënuar në kifle ka qenë i shtypur gabim”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se fillimisht ishte inspektuar shkolla dhe janë marrë të gjitha informatat mbi rastin, poashtu nga pranuesi i produkteve që shërbehen nxënësit dhe sipas tij janë marrë mostrat nga kiflet e shpërndara në ditën që ka ndodhur rasti.

“Nga të gjeturat gjatë kontrollit të detajuar tek prodhuesi i kifleve fabrika “Premium Bakery” është konstatuar: Fabrika në aspektin e kushteve teknike sanitare dhe higjienike i plotëson kushtet për prodhim duke poseduar nivel të larë të higjienës. Lënda e parë e prodhimit është vendore dhe austriake me dokumentacion te plotë dhe certifikata mbi sigurinë. Dëshmitë mbi datat e prodhimit të produkteve vërtetojnë se fabrika nuk prodhon asnjë produkt me afat qëndrueshmërie mbi një muaj, të gjitha afatet maksimale të kileve të prodhuara janë deri në 3 ditë qëndrueshmër”, ka shtuar Thaçi.

Thaçi ka thënë se kompania të gjitha furnizimet dhe kthimet e mallit i ka të evidentuara.

“Në furnizimet e të njëjtës datë produktet kanë qenë të njëjta në kontrollin fizik dhe organoleptik me produktet ku afati ishte shënuar ne rregull. Produkti nëse do ishte sipas datave të shënuara gabim do të pësonte ndryshime, të cilat nuk janë hasur në produkt. Nuk kemi pranuar asnjë ankesë nga konsumatorët apo drejtuesit e shkollës mbi sigurinë e produktit apo ndonjë dyshimi në përbërës”, ka theksuar zyrtari për informim i AUV.

“Pas mbledhjes së të gjitha të dhënave për rastin dhe kontrollit të detajuar ushtruar mbi operatorin e biznesit, Inspektorati Sanitar i AUV-së ka konstatuar se produkti kifle i prodhuesit Premium Bakery në aspektin e sigurisë ka qenë në rregull, ndërsa ka pasur vetëm ne shtypjen e datës të cilën e ka pranuar prodhuesi”, ka shtuar në fund Thaçi.

KALLXO.com kishte raportuar se me 24 tetor inspektorët sanitarë kishin marrë mostrën e shpërndarë dhe kishin filluar hetimet.

Shpërndarjen e këtyrë kifleve e kishte bërë të ditur një prind i kësaj shkolle, ku edhe kishte publikuar atë në Facebook.

Drejtoria e Arsimit në lidhje me këtë cështje kishte thënë se  gabimi ka qenë i natyrës teknike në ambalazhim.

Kiflet e Shpend Ahmetit shërbehen pa afat në shkollën ‘Dardania’ në Prishtinë

www.kallxo.com