Ilustrim

Autoriteti i Konkurrencës reagon pas informacioneve për rritjen e çmimit të maskave nga barnatoret

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), Valon Prestreshi, ka reaguar ndaj informacioneve për rritjen e çmimit të maskave nga barnatoret.

Prestreshi ka thënë se një rritje e kërkesës do të krijojë edhe rritje të çmimeve, nëse furnizimi është i njëjtë.

Ai ka shkruar se nëse furnizuesit e maskave janë marrë vesh në mënyrë të shkruar për rritje të çmimit të këtij produkti, atëherë Autoriteti i Konkurrencës do të veprojë.

“Nëse të gjithë furnizuesit e Maskave, janë marrë vesh në mënyrë të shkruar apo të bashkërenduar për t’i caktuar apo fiksuar çmimet e këtij produkti, atëhere Autoriteti Kosovar i Konkurrencës menjëherë do të filloj monitorimin/hetimin preliminar të këtij fenomeni”, ka shkruar Prestreshi.

Lajmet për shtrenjtimin e maskave vijnë në kohën kur janë shpeshtuar rastet e dyshuara me coronavirus në Kosovë, në vendet e rajonit dhe më gjerë.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Koncepti i rritjes së çmimit kur rritet kërkesa është kur furnizimi është konstant apo i njejtë. Nëse furnizimi është konstant apo i njejtë një kërkesë e lartë lejon që të jetë një çmim më i lartë.

Një rritje e kërkesës do të krijojë një rritje të çmimeve nëse furnizimi është afër konstantës.(MIKRO)

POR

Nëse të gjithë furnizuesit e Maskave, janë marrë vesh në mënyrë të shkruar apo të bashkërenduar për t’i caktuar apo fiksuar çmimet e këtij produkti, atëhere Autoriteti Kosovar i Konkurrencës menjëherë do të filloj monitorimin/hetimin preliminar të këtij fenomeni.

Fiksimi i cmimit, u’a pa-mundëson konsumtarëve që të bëjnë përzgjedhjen e produktit sipas preferencave, gjithashtu ky lloj fiksimi nga këndvështrimi i politikave të konkurrencës konsiderohet “Kartel”, e që është një ndër format më të rënda të shkeljes së Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Zyrtare: Konfirmohet rasti i parë i të infektuarit me coronavirus në Maqedoninë e Veriut