Autoriteti i Konkurrencës: Qeveria e ka bërë Telekomin ‘monopol natyror’

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka nxjerrë një opinion mbi vendimin e Qeverisë që përjashtoi kompanitë e tjera telefonike për shërbimet telefonike, duke ia dhënë me automatizëm projektet e institucioneve publike, Telekomit të Kosovës

Autoritet ka deklaruar se vendimi i Qeverisë e dobëson presionin konkurrues i cili shpie në përforcimin e kompanisë ekzistuese.

Tutje autoriteti ka konsideruar se ky vendim i Qeverisë mund të shpie në keqpërdorimin e pozitës dominuese nga Telekomi i Kosovës.

Po ashtu përmes këtij rekomandimi, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta rishikojë vendimin.

Autoriteti thotë se vendimi i qeverisë e bën Telekomin e Kosovës monopol natyror.

Këtë rekomandim, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës i’a ka dërguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kryetarit të Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kryetarit të Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Punësim e Industri, Endrit Shala.

Para disa ditësh, Sindikata e Punëtorëve të Postës dhe Telekomit i kanë dal në mbështetje Qeverisë së Kosovës duke e përkrahur këtë vendim.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës kishte reaguar menjëherë pas marrjes së vendimit të Qeverisë, ndërsa sot ka dalë me rekomandim zyrtar.

Autoriteti i Konkurrencës: Me vendimin për Telekomin, qeveria krijoi monopol