Autoriteti i Konkurrencës fillon hetimin e tenderëve të MSh gjatë COVID-19

Autoriteti i Konkurrencës ka filluar hetimet për tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë të shpallur gjatë pandemisë COVID-19.

Lajmin ëpr nisjen e hetimeve e ka bërë të ditur kryetari I këtij Autoriteti, Valon Prestreshi.

Sipas Prestreshit, AKK do ta hetojë Ministrinë vetëm për dyshimet për manipulim të ofertave me produkte medicinale.

“Pasi që kemi autorizuar divizionin Anti-kartel për t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të filluar hetimin preliminar në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë të shpallur gjatë Pandemisë, dje jam njoftuar nga ky divizion se tani më veç i kanë pranuar dosjet. Ju njoftoj se AKK pisten hetimore do ta orientoj vetëm tek aspekti i BIDRIGGING apo manipulim me oferta. BidRigging është vepër penale vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me arritjen e Marrëveshjeve Vertikale ndërsa BidRigging që bie në kompetenca të AKK-së është kur kemi të bëjë me arritjen e Marrëveshjeve Horizontale. Pra bidrigging me marrëveshje vertikale në tenderët publik i trajton Prokurori përkatës dhe Bidrigging me marrëveshjet horizontale i trajton Autoriteti. Për çdo çështje tjetër që është në interes të publikut do t’ju mbajmë të informuar”, ka shkruar Prestreshi.