Autoriteti i Konkurrencës do të analizoj marrëveshjen e Postës dhe Policisë për pagesën e dënimeve me kartela bankare

Ditën e djeshme Policia e Kosovës njoftoi se ka arritur marrëveshje me Postën e Kosovës për vendosjen e aparateve ‘POS’ në objektet edhe veturat policore, në mënyrë që qytetarët të kryejnë pagesat e gjobave edhe me kartela bankare.

Ndërkohë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, në një përgjigje për KALLXO.com, ka thënë se do të analizojë marrëveshjen në mes Postës dhe Policisë, nëse ka shkelje ligjore të konkurrencës.

“Ashtu sikurse për çdo cështje tjetër që mund të bie në fushën e veprimtarisë së AKK-së, institucioni ynë do ta analizojë edhe vendimin të cilit po i referoheni ju për të parë nëse ekziston ndonjë shkelje e ligjit për Mbrotjen e Konkurrencës”, thuhet në përgjigjen e Autoritetit të Konkurrencës.

Në fillimim të vitit 2017, Autoriteti i Konkurrencës kishte marrë një vendim, për largimin e Postës nga Institucionet e Kosovës. Por, më vonë Autoriteti e kishte korrigjuar vendimin e marrë, duke e përmisuar vendimin te pjesa e këshillës juridike, duke i dhënë mundësi Postës të iniciojnë konflikt adminstrativ në Gjykatë.

Autoriteti i Konkurrencës i Bie Pishman Vendimit për Postën