Autoriteti i Konkurencës paralajmëron hetime për çmimet e dezinfektuesve dhe alkoolit

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka njoftuar se kanë bërë monitorimin e tregut dhe ka evidentuar dyshime për shkelje të konkurrencës në disa raste që kanë të bëjnë me shitjen e dezinfektuesve dhe alkoolit për përdorim mjekësor.

AKK paralajmëruar se do të bëjë hetime të detajuara lidhur me këto dyshime dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme ndaj të gjithë operatorëve që kanë kryer sjellje anti-konkurruese.

“Ditëve të fundit, AKK ka zhvilluar një fushatë vetëdijësuese për qytetarët dhe sektorin e biznesit lidhur me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, në mënyrë që të evitohet çfarëdo shkelje e rregullave të konkurrencës në treg. Ne ftojmë qytetarët, mediat dhe të gjithë që të adresojnë dyshimet për shkelje të konkurrencës tek AKK dhe u bëjme thirrje të gjithë operatorëve tregtarë që të mos përfitojnë nga kjo krizë”, thuhet në njotimin e AKK-së.

Kujtojmë se ende pa u konfirmuar rastet e para me COVID-19 në Kosovë, shumë biznese përfshirë edhe barnatoret kanë shfrytëzuar gjendjen panike të qytetarëve për të ngritur çmimet.