Autoritetet Federale: Dy avionë përplasen gjatë një shfaqje ajrore në Dallas (VIDEO)

Dy avionë ushtarakë u përplasën dhe u rrëzuan të shtunën gjatë një shfaqjeje ajrore në Dallas, deklaruan zyrtarët federalë.

Nuk është e qartë se sa njerëz ishin në bord të avionëve ose nëse dikush në tokë u lëndua, raporton APnews

Aeroplanët e përplasur ishin Boeing B-17 Flying Fortress dhe një Bell P-63 Kingcobra, përplasja ndodhi gjatë shfaqjes Përkujtimore të Forcave Ajrore Wings Over Dallas.

Disa video të postuara në Twitter shfaqin dy avionë duke u përplasur në ajër përpara se të dy të rrëzohen me shpejtësi, duke shkaktuar zjarr të madh dhe re të tymit të zi në qiell.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit kanë nisur hetimet lidhur me rastin.