Autobusi nga Kosova sulmohet me gurë në Serbi (FOTO)

Një autobus i kompanisë “Turist Kosova e Re” është sulmuar me gurë mbrëmë në Serbi përkatësisht në autostraden Nish – Leskovac derisa po kthehej nga Zvicra.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:50.

Pronari i kompanisë, Agim Mulliçi tha për KALLXO.com se një xham anësor është thyer. Ai tregon se në ato momente në autobus kanë qenë pesë persona.

Sipas tij, nuk ka të lënduar.

Mulliçi thotë se ai nuk i ka parë personat që mund ta kenë kryer këtë akt por vetëm nga pasagjerët iu është thënë se një person ka qenë i maskuar.

“Autobusi ka qenë në lëvizje në ato momente. Ne kemi qenë rrugës për në Kosovë. Fatmirësisht s’ka pasur të lënduar. Rastin e kam lajmëruar në Policinë Serbe, në kufi, më pas te Dheu i Bardhë ku edhe e kanë fotografu xhamin e thyer” – tregon ai.

Këto janë pamjet të autobusit që pretendohet se u sulmua në Serbi: 

Foto: Turist Kosova e Re
Foto: Turist Kosova e Re
Foto: Turist Kosova e Re
Foto: Turist Kosova e Re