Autobusi i Kompanisë nga Kosova del nga rruga në Kroaci, nuk raportohet për të lënduar

Një autobus i Kompanisë kosovare “Harea Travel” ka dalë nga rruga, derisa po udhëtonte në një autostradë në Kroaci.

Nga Kompania “Harea Travel” për KALLXO.com thanë se asnjë nga udhëtarët nuk ka pësuar lëndime. Sipas tyre autobusi vetëm doli nga rruga dhe nuk ka automjete të tjera të përfshira.

“Po është e vërtetë, por autobusi vetëm ka dalë nga rruga. Çdo pasagjer është mirë.” – thanë nga Kompania “Harea Travel”.

Në autobus ishin rreth 30 persona – përfshirë dhe dy shoferë.

Autobusi i Kompanisë nga Kosova “Harea Travel” ka dalë jashtë rrugës në autostradën afër Donja Zdençinës në Kroaci, të mërkurën në mbrëmje.

Ndërkohë, Policia e Zagrebit ka njoftuar se të gjithë pasagjerët shpëtuan, pasi dolën nga dera e shoferit – raporton “24sata.hr”.