Foto: ZKM

Austria zotohet që do të vazhdojë të përkrahë qeverinë dhe popullin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Siç njofton Zyra e Kryeministri, temë e takimit ka qenë përkrahja e Austrisë për Kosovën dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Kurti thuhet se e ka njoftuar ambasadorin me veprimet e ndërmarra nga Qeveria për ringjalljen ekonomike të vendit pas situatës me pandeminë COVID – 19. Në takim u fol edhe për fushat e investimeve nga kompanitë austriake në Kosovë si dhe për bashkëpunimin me shtetet e rajonit”, thuhet në komunikatë.

Kurse ambasadori Weidinger ritheksoi që Austria do të vazhdojë të përkrahë qeverinë dhe popullin e Kosovës.