Resorti i skijimit "Ischgl" në Austri, Foto: EPA

Austria po heton resortin turistik për fshehje të një rasti me coronavirus

Austria po heton një bar në një resort të njohur skijimi, për gjoja mos raportimin e një rasti me coronavirus, raporton BBC.

Hetimi bazohet në raportimet se në muajin shkurt një punëtor u sëmur në resortin “Ischgl”, në provincën e Tirolit.

Resorti ka qenë i lidhur me qindra raste në Austri, Gjermani dhe vendet skandinave.

Pavarësisht kësaj, shpatet dhe baret në këtë resort qëndruan të hapura për javë të tëra.

Të hënën Austria tha se kishte konfirmuar 3,611 raste, një rritje prej 19% brenda një dite.

Evropa është epiqendra aktuale e pandemisë globale të coronavirusit. Më shumë se 100,000 njerëz janë konfirmuar se janë infektuar në të gjithë kontinentin, me Italinë si vendi më i prekur./BBC

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu