Ilustrim

Austria pezullon fluturimet me vendet e Ballkanit deri më 31 korrik

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se Ministria e Shëndetësisë së Austrisë me qëllim të frenimit të përhapjes së coronavirusit nga data 16 deri 31 korrik do pezullojë fluturimet me vendet e Ballkanit.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë, njofton se Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Austrisë me qëllim të frenimit të përhapjes së krizës shëndetësore të shkaktuara nga Koronavirusi (COVID-19), nga 16 korrik 2020 do të pezullohen të gjitha fluturimet në vendet e Ballkanit, perfshirë ketu edhe fluturimet drejt dhe nga Prishtina. Kjo rregullore vlenë deri më 31 korrik 2020,” thuhet në njoftim.

Numri i të infektuarëve me COVID-19 në Kosovë është 5118, prej tyre 108 kanë vdekur.