Austria gjen 38 emigrantë në prag të ngulfatjes në një kamion rumun

Policia austriake gjeti 38 emigrantë, disa afër ngulfatjes, që kishin hyrë në vend teksa fshiheshin në një frigorifer kamioni, teksa Rumania raporton rritje të vazhdueshme të emigracionit ilegal.

Policia e Austrisë këtë javë raportoi gjetjen e 38 emigrantëve sirian, irakian dhe turq në një kamion rumun, në mesin e tyre ishin gjashtë fëmijë, disa prej të cilëve gati vdiqën nga ngulfatja brenda kamionit dhe morrën trajtim mjekësor para se të arrestoheshin bashkë me pjesën tjetër të grupit.

Emigrantët u gjetën 30 kilometra nga kufiri me Hungarinë pasi kamioni ngrirës iu desh të tërhiqej nga autostrada si shkak britmave nga ata që fshiheshin në dhomën e mbyllur të automjetit, e krijuar për të transportuar mallra të ngrira.

Pesë emigrantë kanë ikur nga kamioni dhe nuk janë gjetur ende nga policia, të cilët arrestuan vozitësin turk 51 vjeçar me vendbanim në Rumani, nën dyshimin se ai morri pjesë në kontrabandë me njerëz.

Emigrantët i thanë policisë se ata përdorën rrugë të ndryshme klandestine deri në Rumani, ku ishin vendosur në një shtëpi të sigurtë afër kufirit me Hungarinë dhe ishin vendosur në kamionin ngrirës që do i dërgonte në Austri përmes Hungarisë.

Emigrantët thanë se kontrabanduesit janë paguar deri në 8000 mijë euro.

Kushtet e emigrantëve në kamion ngjanin me ato të 71 emigrantëve ilegal që u gjetën të vdekur në të njëjtën autostradë pasi kishin kaluar kufirin me Hungarinë në një kamionë ngrirës në vitin 2015. BalkanInsight