Foto: Ilustrim

Austri, dy emigrantë gjenden të vdekur në një minibus

Një hetim është duke u zhvilluar pasi dy emigrantë u gjetën të vdekur në një minibus të mbushur me dhjetëra njerëz që kishin kaluar në Austri nga Hungaria, raporton BBC. 

Trupat austriake zbuluan kufomat të martën dhe thanë se shoferi i automjetit iku nga vendi i ngjarjes.

Rreth 30 emigrantë ishin në bord, shumica e të cilëve ishin nga Siria, tha policia për agjencinë e lajmeve AFP.

Incidenti vjen gjashtë vjet pasi autoritetet gjetën 71 persona të vdekur në një furgon që kishte bërë një udhëtim të ngjashëm.

Vdekjet shkaktuan tronditje të gjerë, me një gjykatë hungareze që më vonë burgosi katër burra për incidentin.

Të martën, policia thotë se trupat e dy viktimave, që mendohet të jenë burra në të 20 -tat, u gjetën pasi automjeti u ndalua nga pjesëtarët e forcave të armatosura.

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu