Foto: Getty Images/BBC

Australi, vdes një person nga sulmi i peshkaqenit

Një burrë është vrarë nga një peshkaqen pranë një plazhi të njohur në Australinë Perëndimore.

Kjo ngjarje ndodhi afër Cable Beach. Burri u nxor nga uji por më vonë u shpall i vdekur, raporton BBC.

“Policia mund të konfirmojë që burri ka vdekur tragjikisht”, tha Policia e Australisë Perëndimore në një deklaratë.

Plazhi është mbyllur dhe publiku po nxitet të shmangë ujërat lokale. Ky është sulmi i tetë nga peshkaqenët në ujërat australiane këtë vit.

Kërkimi për peshkaqenin është duke u zhvilluar.

Ka pasur të paktën 22 sulme nga peshkaqenët në vitin 2020, sipas Taronga Conservation Society Australia, një agjenci qeveritare.

Sidoqoftë, sulmet e peshkaqenëve janë të rralla rreth Cable Beach, pranë qytetit Broome.