Ilustrim

Australi: Kushdo që hyn në vend të izolohet për 14 ditë

Kryeministri i Australisë ka urdhëruar një izolim prej 14 ditësh për këdo që arrin në vend në përpjekje që të ndalojë përhapjen e coronavirusit.

“Kjo është shumë e rëndësishme”, tha Scott Morrison në një konferencë, duke shtuar se masa do të hynte në fuqi nga mesnata e së dielës, transmeton 21Media.

Edhe anijet e huaja do të ndalohen gjithashtu të zbarkojnë në Australi për 30 ditë, por shkollat do të qëndrojnë të hapura.

Australia ka raportuar gati 250 raste të konfirmuara, me tre vdekje./21Media