Auditorja e Përgjithshme kërkon që t’i zbritet paga nga 3800 në jo më shumë se 2800 euro

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca ka kërkuar që paga prej rreth 4 mijë euro t’i ulët, pasi që sipas saj kjo pagës është shumë e lartë.

Spanca tha se duke marrë parasysh edhe gjendjen ekonomike në Kosovë, ky vendim do të ishte më i drejtë.

“Duke i marrë parasysh rrethanat që janë kam mendu që paga duhet  të jetë me e ulet pasi që duhet të demsotrojnë një shëmbull pasi  i shohim edhe instircionet e tjera ku janë pagat më të uleta. Do ta kryej punen pavarësisjt pagës. Unë kërkoj që paga të mos kaloj 2mijë e 800 euro. Nuk është vendim populist unë nuk jam politikane”, tha ajo.

Auditorja e Përgjithshme është duke raportur para Komisionit për Buxhet,Punë dhe Transfere.

Armend Muja, kryetar i këtij komisioni tha se deri më tani paga e Auditorit të Përgjithshëm ka qenë 1 mijë e 950 euro plus 1 mijë e 795 euro shtesa të tjera.

Mergim Lushtaku deputet nga PDK, tha se paga e Auditorit të Përgjithshëm duhet të rregullohet me Ligjin e Punës.

“Shqetësimi im është tek Ligji i Pagave pasi që mazhoranca në këtë drejtim nuk po bënë asgjë. Ne e dimë që nuk është ligj që lehtë rregullohet dhe e kuptoj rendësinë e këtij institucioni por që duhet të rregullohet. Është një rroge e madhe rroga e auditorit dhe duhet të rregullohey me ligj dhe të mos jetë vendim i një komisoni. Edhe pse duket zvogëlim përsëri është e madhe”, tha Lushtaku.

Lushtaku tha se paga e Spancës nuk duhet të jetë me e lartë se e deputetit.