Auditori: Mosbashkëpunimi brenda institucionit po krijon rritje të shpenzimeve

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se institucionet brenda një organizate qeveritare nuk bashkëpunojnë mes vete për ndarjen e pasurive dhe investimeve. Si rezultat, krijohen shpenzime të panevojshme në investime.

Auditori ka gjetur se Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës, që operojnë në kuadër të Ministrisë së Financave, veprojnë pa ndonjë koordinim në fushën e investimeve në teknologjinë e informacionit.

“Mungesa e bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të departamenteve dhe Agjencive në MF lidhur me investimet në fushën e TI-së mund të shpie në shfrytëzim jo-optimal të pajisjeve të TI-së, si dhe krijon rritje të shpenzimeve financiare për MF-në”, thuhet në raport.

Këtu mund ta gjeni raportin e plotë.