Monedha euro - Foto: REL/AP

Auditori: Ministria e ‘kuletës së shtetit’ pranoi fatura pa mjete të zotuara

Në vitin 2018-të, Ministria e Financave kishte pranuar fatura pa i zotuar mjete, sipas konstatimit të Auditorit të Përgjithshëm.

Ky veprim jo në përputhje me rregulloren e thesarit sipas Auditorit rrit rrezikun për rritjen e obligimeve.

Auditori gjeti se në 11 raste, Ministria fillimisht kishte pranuar faturën e më pas kishte zotuar mjetet

“Në 11 pagesa nga gjithsej 61 të testuara, zotimi i mjeteve ishte bërë pas pranimit të faturave. Vonesat në zotimin e këtyre pagesave ishin nga një deri në 33 ditë. Ndërsa, në gjashtë pagesa të tjera, urdhër blerja ishte bërë pas pranimit të faturës, me vonesë nga 2 deri në 23 ditë. Kjo ishte si rezultat i mos koordinimit dhe mos bashkëpunimit ndërmjet menaxherit të kontratës dhe zyrtarit të prokurimit me zyrën e financave, në mënyrë që të gjitha pagesat të procedoheshin sipas rregullave. “ thuhet në mes tjerash në të gjeturën e Auditorit

Tutje Auditori sqaron se sipas rregullës së Thesarit nr. 01/2013 për shpenzimin e fondeve publike, fillimisht duhet të bëhet kërkesa për blerje, zotimi i mjeteve, procesohet urdhërblerja, pastaj të pranohet malli apo shërbimi, dhe pas pranimit të faturës të ekzekutohet pagesa.

Auditori e sheh si rrezik veprimet e tilla të cilat rrisin edhe vlerën e obligimeve

“Hyrja në obligime pa siguruar fondet e nevojshme, rritë rrezikun e krijimit të vonesave në realizmin e pagesave me kohë, rrjedhimisht rritjen e obligimeve të papaguara, të cilat do të jenë barrë për buxhetin e vitit vijues. Derisa, pranimi i mallrave dhe shërbimeve para se të përcaktohen kërkesat/nevojat, mund të rezultojë me mos pranimin e mallrave/shërbimeve sipas nevojës dhe cilësisë së duhur.”, vlerëson Auditori

Ministrit iu rekomandua se duhet të siguroj bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet të gjitha palëve pjesëmarrëse në proces, që nga bërja e porosive deri të aktivitetet e kontrollit rreth realizmit të pagesave, në mënyrë që ato të procedohen sipas rregullave në fuqi.

Përmes letër konfirmimit, Ministria e Financave konfirmon se është pajtuar em të gjeturat e raportit  e auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të vitit 2018-të, të Ministrisë së Financave