Auditori ka konstatuar se stafi përgjegjës i UP-së nuk dinë ta përdorin E-prokurimin

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare për Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”(UP), për vitin 2022.

Sipas ZKA-së, UP-ja nuk ka përdorur sistemin elektronik të menaxhimit të kontratave.

“Gjatë testimit të procedurave të prokurimit kemi vrenjtur se UP nuk e ka përdorë modulin e E-prokurimit për “Menaxhimin e Kontratave dhe Vlerësimin e përformancës së kontraktuesve”- thuhet në raportin e ZKA-së.

Tutje, thuhet se një ndër kërkesat e rëndësishme të këtij moduli është që menaxheri kontratës duhet të regjistroj kopjet e të gjitha faturave për punimet, shërbimet apo furnizimet përfshirë letrat e punës që verifikojnë saktësinë e pagesave të kërkuara dhe detajet e pagesave të kërkuara dhe detajet e pagesave të kryera, të autorizuara nga menaxheri i projektit në sistemin e prokurimit elektronik.

ZKA- ja thotë se arsyeja e mos përdorimit të E-prokurimit ka qenë mosnjohja e sistemit nga zyrtarët përgjegjës.

ZKA ka rekomanduar që rektori të sigurojë trajnim për zyrtarët  përgjegjës.