Policia në Trepçë

Audio-incizimi zbardh prapaskenat e incidentit në “Trepçë"

Paraditen e së hënës, në hapësirat e administratës së Ndërmarrjes Publike “Trepça” një grup njerëzish u futën në mënyrë demonstrative. Ata ishin punonjës të ndërmarrjes të cilët po kundërshtonin emërimin e ushtruesit të detyrës së kryeshefit.

Nuk kaloi shumë e situata brenda hapësirave të administratës eskaloi, u sulmuan u.d. kryehsefi, Enis Abdurrahmani dhe drejtori i Administratës, Besim Haxhiu.

Një audio-incizim i siguruar nga KALLXO.com zbardh ekskluzivisht prapaskenat e takimit ku të pranishëm ishin Enis Abdurrahmani, u.d. kryeshef i “Trepçës”, Ragip Istrefi nga këshilli grevist, ish-u.d. kryeshefi, Rafet Ibishi dhe punonjës tjerë të ndërmarrjes.

Ky takim kishte qëllim pranim-dorëzimin e detyrës, por diskutimet aty përfunduan në sulme fizike.

Në audio-incizimin e siguruar, Ibishi dëgjohet duke përdorur gjuhë fyese derisa kundërshtonte hapjen e një terminali shtetëror brenda hapësirave të “Trepçës”.

“Kemi bashkëpunuar shumë ngushtë, jam shumë mirënjohës e shumë falënderues që më keni respektuar. Jam munduar edhe gjithë kam me kanë me juve, gjithë kam me kanë me juve deri në frymën e fundit edhe hiç mos me kanë pjesë e Trepçës…”, dëgjohet duke thënë Ibishi në takim.

“E jo me ardh tulifar p*** nane e me shkru çfarë t’i çohet k*** në dëm të “Trepçës”, nuk lejoj as ju…(zhurmë)”, dëgjohet tutje biseda brenda zyrës.

Tutje, Ibishi ka pyetur me zë të ngritur ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Enis Abdurrahmani, se a ka konkuruar në konkursin e rregullt për t’u zgjedhur në krye të “Trepçës”.

“Me konkurs të rregullt ka konkuru ky, por aty si ka plotësuar kushtet ky, e tash, po i plotëson kushtet a me konkurs të rregullt ka konkuru, se kanë pranu, si ka plotësu kushtet. A u kanë qashtu? A ke konkuru? A ke konkuru? A ke konkuru…? E pse nuk të kanë pranu…(zhurmë)”, dëgjohet Ibishi duke thënë.

Ndërkohë që biseda vazhdonte, në zyre kishte mbërritur edhe një polic. Por, në atë kohë dyshohet se nisi edhe sulmi i disa personave në drejtim të U.D. kryeshefit, Enis Abdurrahmani.

“Menaxheri cili është? Po, po… unë e kam konsultuar me komandantin më herët që, ma dha numrin e telefonit…”.

Më pastaj, dëgjohen edhe sharjet dhe zhurma brenda zyrës.

“A mendon me të ardh, tu të përcjell policia a çka?”, thoshte Ibishi.