Vali Corleone | Foto: Facebook
Audia SQ7 e vjedhur në Gjilan është e Vali Corleones
Policia e Kosovës sot ka njoftuar se para disa ditëve një personi në Gjilan i është vjedhur një veturë e tipit Audi QS7 dhe i janë kërkuar 100 mijë euro si kompensim.
KALLXO.com mëson se bëhet fjalë për Vali Corleonen, të cili i është vjedhur vetura në mënyrë të dhunshme.
Lidhur me rastin është raportuar edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Aty është thënë se një i dyshuar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër kanë grabitur veturën Carleones, nën kërcënimin e armës dhe në emër të kompensimit të një shume të parave prej 100 eurove.
Ngjarja është raportuar se ka ndodhur më 30 gusht, në rrugën e Prishtinës në Gjilan, përderisa raportimi nga ana e Corleones në organet e rendit u bë pas tri ditëve.
“Më 02 shtator 2022 ankuesi ka raportuar se i dyshuari, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në bashkëveprim me një person tjetër të dyshuar, nën kërcënim të armës, në emër dhe në kompensim të një shume parash prej 100.000 euro i kanë grabitur automjetin e tij të tipit Audi SQ7” – ka thënë Policia.
Tutje është thënë se pas kësaj të dyshurit janë larguar në drejtim të Maqedonisë së Veriut.
Policia ka treguar se rasti është duke u hetuar.
Brenda muajit gusht, më sakt më 11 gusht Corleone kishte edhe një ngjarje tjetër. Ai u plagos në këmbë e djathtë nga një 22-vjeçare. Gjykata e Gjilanit më pas kishte caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj të dyshuarës, 22-vjeçare, e cila akuzohej për veprën penale vrasje në tentativë, dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.