Ramiz Lladrovci - Foto: KALLXO.com

Audi e Ramiz Lladrovcit kushton mbi 40 mijë euro

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se mban vetëm 150 euro para të gatshme në institucionet Financiare, kurse fëmijët e tij mbi 22 mijë euro para në bankë.

Sipas deklarimeve të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Lladrovci ka pagë vjetore prej 15 mijë e 900 euro, kurse bashkëshortja e tij që punon në Kujtesa ka mbi 20 mijë euro të hyra vjetore.

Lladvroci si pasuri të paluajtshme posedon një shtëpi me 480 m2 të trashëguar nga familja, dy banesa, njëra 199 m2 me mjete të kursyera nga puna në Gjermani nga viti 1993-1998 dhe tjera 38 m2, toka të shumta disa me pronësi të përbashkët.

 

Si pasuri të luajtshme posedon dy vetura, një audi A6 në vlerë 40 mijë euro dhe një veturë Mercedes S-320 me vlerë 15 mijë euro, të dyja të blera me kursime familjare.

Lladrovi gjithashtu ka dy ora dore me vlerë 12 mijë euro, njëra Rolex me vlerë 9 mijë euro dhe tjetra Cartier me vlerë 3 mijë euro, të dyja të deklaruara si blerje nga buxheti familjar.

Stolitë dhe aksesorët e bashkëshortes dhe fëmijëve të Lladrovcit kapin vlerën prej 11 mijë euro.

Të plotë deklarimin e Ramiz Lladrovcit mund ta gjeni Këtu