"Aty ku shtypet puntori/ja nuk ka as shtet, as liri”, nesër protestohet për të drejtat e punëtorëve

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë të ditur se kanë përfunduar përgatitjet rreth protestës së paralajmëruar për ditën e puntorëve.

Disa nga pankartat thonë “Puna e papaguar e grave e mban shtetin”, “Puntori/ja e mban shtetin, deputeti/ja mbanë biznesin”, “Kapitalizmi vret natyrën”, “Aty ku shtypet puntori/ja nuk ka as shtet, as liri”.

“Nesër, punëtore/ë, të papuna/ë, studente/ë, pensioniste/ë, bashkohemi e qëndrojmë bashkë kundër patriarkatit hetero-seksist, kapitalist, racist, ksenofob e transfob dhe ritheksojmë se ndryshimet rrënjësore e çlirimi i përket klasës punëtore”, thotë Kolektivi.

Potesta do të mbahet nesër, më 1 maj, në orën 12:00,  në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.