Atmosfera në rrugët e Mitrovicës gjatë parakalimit të Njësive Speciale - Pamje

Qytetarë të shumtë kanë dal t’i presin ekipet e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës që u tërhoqën sot gjatë ditës nga pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Qytetarët e mbledhur përreth rrugës po brohorisnin dhe duartrokisnin policëve të njësisë speciale.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka qenë duke ruajtur pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak prej 13 ditëve pas një vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme për reciprocitet me targa të makinave ndaj Serbisë.

Ndërsa, sot pas një marrëveshje të arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë është bërë largimi i barrikadave në ato pika si dhe tërheqja e njësive speciale.

Ekipet e KFOR-it do qëndrojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak për dy javë që të sigurojnë ambient të qetë në atë zonë.

13 ditë pas bllokadave largohen Njësitë Speciale nga Jarinja dhe Bërnjaku – Pamje