Gesa Bakraçi. FOTO: Facebook/KOK.
Atletja Gresa Bakraçi përfundon garën në Lojërat Olimpike në Paris, renditet e 49-ta
Atletja kosovare, Gresa Bakraçi debutoi më 02.08.2024 në Lojërat Olimpike “Paris 2024” në disiplinën e 800 metrave në atletikë.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se Bakraçi e përfundoi me kohë 2 minuta e 13.29 sekonda, duke u renditur e fundit në baterinë e saj. Në renditjen e përgjithshme ajo doli e 49-ta.
Sipas KOK-ut, disiplina e kosovares Bakraçi është ajo e 3000 metrave, ndërsa 800 metërshi iu mundësua të garonte në “Paris 2024”.
Gresa Bakraçi ishte garuesja e vetme që përfaqësoi Kosovën në garat e atletikës në Olimpiadën “Paris 2024”.
Në Lojërat Olimpike Paris 2024 Kosova ka siguruar dy medalje olimpike, të dyja në xhudo, të argjendtë nga Distria Krasniqi dhe të bronztë nga Laura Fazliu.
Në këto lojëra Kosova u përfaqësua nga nëntë sportistë, një në boks, një në atletikë, dy në not dhe pesë në xhudo.