Muhamet Ramadani, Foto: KOK

Atleti Muhamet Ramadani fiton medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane të Atletikës

Atleti nga Kosova, Muhamet Ramadani, ka fituar sot medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane të Atletikës.

Sipas njoftimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ramadani ka fituar në hedhje të gjylës për kategorinë U-23, ndërsa ka hedhur gjylën 7 kilogramë në largësi 18.60 metra.

Kupa Evropiane e Atletikës është duke u mbajtur në Leiria të Portugalisë.