Atletët veteranë të Kosovës afër anëtarësimit në Federatën Ballkanike

Shoqata e Atletëve Veteranë të Kosovës është anëtare me të drejta të plota në  Federatën Botërore (WMA) dhe Evropian për Atletë Veteranë (EMA). Por deri më tani për arsye politike nuk është pranuar në Federatën Ballanike të Atletëve Veteranë.

Por, pas mbështetjes nga dy federata botërore, kjo shoqatë është afër anëtarësimit në Federatën Ballkanike të Atletëve Veteranë. Falë edhe mbështetje që ka marrë nga WMA dhe EMA.

Driton Haliti, pesident i Shoqatës së Atletëve Veteranë të Kosovës (Kosovo Master Athletic Association- KMAA), përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se KMAA do të udhëtojë gjatë këtij muaji për në Stamboll, ku pritet anëtarësimi i saj në Federatën Ballkanike.

“Atletët veteran të Kosovës do udhëtojnë për në Stamboll më datë 17 mars (2023) për në kampionatin ballkanik ku dhe do mbahet asambleja e përgjithësomë e Federatës Ballkanike ku kemi aplikuar dhe presim që të pranohemi si anëtari më i ri”- thuhet në njoftim.

Haliti thotë se për këtë është njoftuar edhe për arsye politike Shoqata që ai drejtor nuk është pranuar deri tani në Federatën Ballkanike të Atletëve Veteranë, edhe për këtë u janë drejtuar WMA-se dhe EMA-së, ku edhe ka marrë një letër mbështetje.

“Sot kemi marr këtë letër të fuqishme mbështetëse nga Federata Botërore për Atletë veteranë. Me këtë letër kanë treguar sa të përkushtuar janë organizatat ndërkombëtare ndaj anëtarëve të vet”- ka thënë Haliti.