ATK zgjat afatin për deklarimin dhe pagesën e tatimeve

Administratat Tatimore e Kosovë (ATK), ka njoftuar se platforma elektronike për tatime “Edi”, kishte pas problem teknik duke u shkaktuar vështirësi tatimpaguesve në deklarime dhe pagesa të tatimeve.

“Si pasojë e një problemi teknik është paraqitur një ndërprerje e përkohshme (në orët e mbrëmjes të datës 17.01.2022) tek aplikacioni EDI, ku një numër i tatimpaguesve mund të ketë pasuar vështirësi për të arritur të deklarojë dhe paguaj brenda afatit të paraparë ligjor”, thuhet në njoftim.

Atëherë, për të mos aplikuar ndëshkime për shkak të mos deklarimit dhe mos pagesës brenda afatit ligjor, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk arritën të deklarojnë dhe paguajnë deri me datën 17.01.2022 për periudhën Dhjetor/2021 dhe TM4/2021, Administrata Tatimore e Kosovës, zgjat afatin e deklarimit dhe pagesës deri më 18.01.2022.

Sipas ATK-së, afati i deklarimit dhe pagesës do të konsiderohej nga 01.01.2022 dhe deri më 18.01.2022 për llojet e tatimeve/kontributeve, si në tabelën e bashkangjitur.

Nr. Emërtimi i Formularit Shkurtesa Periudha Afati i deklarimit dhe pagesës
1 Pasqyra tremujore mbi qiranë dhe pasurinë e patrupëzuar IR TM4/2021 Prej 01.01.2022 deri 18.01.2022
2 Pasqyra tremujore e pagesës paradhënie për bizneset e mëdha individuale IL TM4/2021 Prej 01.01.2022 deri 18.01.2022
3 Pasqyra tremujore e tatimit dhe kontributeve për bizneset e vogla individuale IS TM4/2021 Prej 01.01.2022 deri 18.01.2022
4 Pasqyra mujore e tatimit në burim në paga dhe kontribute pensionale WM/CM Dhjetor/2021 Prej 01.01.2022 deri 18.01.2022
5 Pasqyra mujore e mbajtjes në burim dhe pagesës së tatimit në interes, të drejtat pronësore, qira, fitore në lotari dhe lojëra të fatit dhe personin jo-rezident WR Dhjetor/2021 Prej 01.01.2022 deri 18.01.2022
6 Pasqyra tremujore e pagesës së tatimit për korporatat e vogla QS TM4/2021 Prej 01.01.2022 deri 18.01.2022
7 Pasqyra tremujore e pagesës paradhënie për korporatat e mëdha QL TM4/2021 Prej 01.01.2022 deri 18.01.2022