ATK sekuestroi 46 telefonë e tabletë pa dokumentacion

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës sot gjatë ditës kanë zhvilluar një aksion në Prishtinë në 7 lokalitete të ndryshme në luftimin e ekonomisë joformale.

ATK ka njoftuar se kanë sekuestruar telefonë e tabletë që nuk ishin të pajisur me dokumentacionin e duhur.

“Si rezultat i këtij aksioni janë sekuestruar 46 telefona mobil dhe tabletë si mall pa dokumentacion, po ashtu gjatë ekzaminimit të dokumentacionit është hasur edhe në mungesë të stoqeve apo nën-deklarim”, thuhet në njoftimin e ATK-së.