ATK-së dhe ARBK-së rrisin bashkëpunimin për luftim të evazionit tatimor

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj dhe Drejtori i ARBK-së Mehdi Pllashniku kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për qasje online të ATK-së në dosjet elektronike të tatimpaguesve.

Sipas njoftimit të ATK-së kjo qasje do të bëhet nga ana e Departamentit të Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës me qëllim të hetimit dhe luftimit të evazionit tatimor dhe veprave të tjera të ndërlidhura penale.

Përpos luftimit të evazionit tatimor kjo qasje do të bëhet edhe për ngritjen dhe lehtësimin e mëtutjeshëm të koordinimit dhe bashkëpunimit ndër-institucional.

Memorandumi në fjalë është nënshkruar sot nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Zëvendësues, Drejtor i Përgjithshëm i ARBK-së Mehdi Pllashniku.

Ky memorandum është vazhdimësi e bashkëpunimeve që kanë këto dy institucione në nivelin e koordinimit të shumë aktiviteteve sa i përket regjistrit të tatimpaguesve.